Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Draw with math, nga 1.79€, falas
Draw with math është një program edukativ për nxënës të shkollave fillore ku mund të sfidojnë njëri tjetrin në kuice matematikore. Përgjigjia e pyetjeve do të bëhet duke e vizatuar atë mbi ekran dhe në fund fiton ai që mbledh më shumë pikë.


Step Out: Alarm Clock, nga 1.79€, falas
Step Out është një program i cili sjell një mënyrë alternative për tu zgjuar. Ndryshe nga programi i Alarmit të iOS, ai ju vë në dispozicion disa funksione ekstra si përshëmbull mundësia për të përcaktuar si zile zgjimi dhe pjesë muzikore të preferuara.


- Fit Pregnancy, nga 6.79€, falas
Fit Pregnancy është një program i sjell në iOS një guidë të plotë  me ushtrime fizike të cilat mund ti ndiqni gjatë shtatzanisë. Për çdo fazë të saj do të keni në dispozicion një listë të paracaktuar si dhe detajet e duhura për çdo ushtrim.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment