Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Game of Words, nga 6.79€, falas
Game of Words është një lojë me temë kuic ku do të vihet në prove njohuria e gjuhës angleze. Në çdo nivel duhet të gjeni 8 fjalë të cilat janë të fshehura në gërmat e vendosura në mënyrë rastësore por kini kujdes sepse koha është kundra jush.


Migraine Insight: Tracker, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Migraine Insight është një program që i dedikohet shëndetit personal ku ju jep mundësinë të gjurmoni shkaqet e sëmundjes së migrenës. Programi do t'ju kërkojë të shtoni informacione mbi ushqimin sa herë që keni dhimbje dhe më pas, me kalimin e kohës do të shikoni statistika të cilat ju tregojnë se si jeni ushqyer kur keni patur dhimbje. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas për një kohë të limituar.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment