Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Matchy Moods, nga 1.79€, falas
Matchy Moods është një lojë me temë kuic ku duhet të mbani mënd figurat që fsheh çdo objekt në formën e rombit dhe në fund ti bashkoni përpara se koha të mbarojë. Loja ofron 40 nivele të ndryshme në të cilat vëshitrësia shtohet.


Pixel Maze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Maze është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni zgjidhjen në labirinthe të ndërtuara mbi një grafikë minimaliste. Në fillim do t'ju duket e lehtë por është një lojë që do t'ju bëjë për vete pasi për të kaluar nga një nivel tek tjetër kërkohet impenjim mendor.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment