Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pebble Universe, nga 1.79€, falas
Pebble Universe është një lojë e frymëzuar nga Angry Birds, ku krijesa aliene kanë pushtuar botën e personazheve të lojës dhe nëpërmjet mburojave solide që ato mbajnë në kokë do ti shkatërrojnë. Ju duhet të mateni mirë përpara se ti lëshoni ato drejtë krijesave të frikshme.


- Storm Rain Sounds, nga 2.79€, falas
Storm Rain Sounds është një program i cili sjell tinguj qetësues të cilët kanë në sfond tingujt e stuhive dhe të rënies së shiut. Ai ju ndihmon t'ju zërë gjumi në mënyrë të qetë dhe relaksuese dhe ja vlen ta merrni sepse është falas për një periudhë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment