Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Backgammon Premium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll, në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari.


- Sprite Pencil, nga 0.89€, falas
Sprite Pencil është një program për të krijuar ose modifikuar imazhe ekzistues të cilat mund ti ruani përsëri. Do të keni mundësi ti aplikoni tekste, të ndryshoni ngjyrat e sipërfaqeve që zgjidhni si dhe të shtoni objekte të tjera.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment