Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Le Parker Extraordinaire, nga 0.89€, falas
Le Parker Extraordinaire është një lojë që kujton ato të viteve 90' ku duhet të ndihmoni personazhin e lojës të arrij tek objektivi. Për të arritur aty duhet të kaloni 32 nivele të ndryshme të shpërndarë në 4 ambjente grafike.

- Bingo PartyLand, nga 1.79€, falas
Bingo PartyLand është një lojë ku mund të luani Bingo të organizuar në dhoma ku marrin pjesë lojtarë nga e gjithë bota. Në dizposizion do të keni mundësi të plotësoni 8 kombinime të ndryshme numrash dhe gjithçka luhet online.  Me akumulimin e pikëve mund të aksesoni dhoma të tjera ku vështirësia rritet.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment