Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Aero Effect, nga 0.89€, falas
Aero Effect është një lojë me temë kuic dhe aventurë pa fund ku duhet të drejtoni një anije me forma aero dinamike në labirinthet e galaksisë. Duhet të jeni të shpjetë për të shmangur pengesat dhe të ruheni nga objektet që e shkatërrojnë atë.


- Distraint: Pocket Pixel Horror, nga 0.89€, falas
Distraint është një lojë me temë kuic ku do të ndihmoni personazhin e lojës, të quajtur Price, të zbulojë sekretet e objekteve që ndodhen pranë tij. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik në 2D dhe duhet të përqëndroheni nëse doni të zbuloni çfarë fshihet pas historisë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment