Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Saving Goals Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Saving Goals Pro është një program i dobishëm i cili ju lejon të ruani çdo detaj në lidhje me shpenzimet ditore. Qëllimi i tij është që t'ju ofrojë të dhëna të cilat do t'ju ndihmojnë të menaxhoni sa më mirë paratë mujore dhe sot mund ta shkarkoni falas.


- Numpad & Keypad for Mac, nga 2.79€, falas
Numpad & Keypad është një program i dobishëm i cili e transformon iPhone në një tasterierë numerike për të kontrolluar një Mac. Programi vë në dispozicion disa tipe të ndryshme tastierash si dhe mundësinë për të vendosur butona me funksione sipas dëshirës.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment