Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- SomaFM Radio Player, nga 7.79€, falas
SomaFM Radio ueshtë një program i cili ju vë në diszpozicion mbi 30 kanale radio të cilat transmetojnë pjesë muzikore të katergorive të ndryshme. Mjafton të zgjidhni atë që ju pëlqen dhe do të lidheni direkt me kanalin e zgjedhur.


- Flash Light Timer, nga 0.89€, falas
Flash Light Timer është një program që mund të kronometrojë intervale të paracaktuara nga ju por ndryshe nga të gjithë të tjerët ai ju njofton duke ndezur blicin e fotokamerës. Edhe pse mund të duket i thjeshtë do t'ju vij në ndihmë në shumë situata.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment