Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Moonlight Express: Fortnite, nga 0.89€, falas
Moonlight Express është një lojë ku duhet të ndihmoni babagjyshin e vitit të ri duke shpërndarë të gjitha kërkesat e fëmijëve në qytetin ku jetoni. Kini kujdes sepse krijesat që e urrejnë këtë festë do të tentojë të ndalojnë misionin.


PhotoTangler, nga 2.79€, falas.
PhotoTangle është një program profesional për për përpunimin e fotove. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë me pak fantazi, duke përdorur funksionet që programi ju vë në dispozicion, mund të modifikoni fotot e marra nga Fotokamera dhe më pas ti ruani në Galerinë e Fotove të iOS ose ti publikoni ato direkt në rrjetet sociale.


Color Query Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Color Query Pro është një program i cili ju jep mundësinë keni informacione në detajuara në lidhje ngjyrat. Nëse ju pëlqen piktura apo jeni një i apasionuar pas ngjyrave atëherë ky program ju jep mundësinë të kryeni shumë funksione si përshëmbull të miksoni ngjyrat apo të shikoni cilat janë elementët që e përbëjnë atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment