Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Z Room, nga 1.79€, falas
Z Room është një lojë me aksion ku duhet të eliminoni të gjithë njerëzit gjysëm të vdekur. Loja shfrytzon teknologjinë AR (Augmentet Reality) ku krijesat e frikshme do të shfaqen në ambjentet ku jeni duke drejtuar fotokamerën. Gjithashtu loja mund të luhet direkt dhe nga Apple Watch.


- Learn Spanish & French Verbs, nga 5.79€, falas
Learn Spanish & French Verbs është një program i dobishëm nëse i keni vendosur vetes qëllimin për të mësuar gjuhën spanjolle dhe franceze. Programi ju vë në dispozicion një listë me folje për çdo fjalë që doni të përktheni nga Anglishta në një nga gjuhët e suportuara. Pasi të zgjidhni fjalën për të cilën doni të keni informacion, do t'ju shfaqen të gjitha detajet e saj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment