Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Move On: Productivity Timer, nga 1.79€, falas
Move On është një program i dobishëm nëse keni nevojë të matni kohën e harxhuar në një aktivitet ditor. Programi mund të konfigurohet duke shtuar aktivitete të ndryshme dhe më pas mund të aktivizoni kronometrin duke zgjedhur një nga ato.


- Aviation Fuel Converter, nga 0.89€, falas
Aviation Fuel Converter është një program i veçantë që i dedikohet pilotëve të avionit. Nëpërmjet tij ju mund të konvertoni sasitë e karburantit për 2 tipe të ndryshme, Jet A dhe 100LL.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment