Pas lëshimit të iOS 13, shumë aplikacione po përditësojnë grafikën e tyre duke integruar opsionin e errët. WhatsAp nuk e ofron akoma këtë opsion, por versioni beta i aplikacionit konfirmon se WhatsApp po teston dy variante të ndryshme Dark Mode për aplikacionin e saj iOS.

Avantazhet e Dark Mode në një aplikacion shumë të përdorur siç është WhatsApp janë kryesisht dy: të lodhen më pak sytë gjatë natës dhe redukton konsumin e baterisë sidomos në modelet iPhone me ekran OLED.


WhatsApp po teston një sfond të zi të errët dhe një konfigurim ngjyrë gri pak më të hapur. Varianti i parë duket se ofron një optimizim më të mirë të baterisë. Për momentin, WhatsApp nuk e ka zgjedhur akoma se cilën nga këto dy alternativa do të integrojë në versionin final. Ju cilën preferoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment