WWDC dhe prezantim i sistemeve të reja operative të Apple, është ende larg, por në rrjet disa përdorues kanë nisur të imagjinojnë se si mund të duken në të ardhmen sistemet iOS dhe macOS. Koncepti që ju sjellim sot, i krijuar nga dizajneri Kamer Avdan, imagjinon se si do të dukej macOS 11 nëse do të ishte më i ngjashëm me iPadOS.

Në këtë koncept, ikonat dhe elementë të tjerë të sistemit janë riprojektuar për të qenë më flat, pikërisht si në pajisjet iOS. Gjëja e parë që vëmë re është një mënyrë e re drag & drop, i frymëzuar nga gjestet e iPad.

Ka edhe disa detaje të tjera si funksioni Dark, një Mission Control i riprojektuar, ndërfaqja Face ID për kompjuterat e rinj Mac, një proçes më të mirë bashkëveprimi për AirPods, një gjest të ri për t'i bërë share dokumentave në AirDrop dhe sugjerimet e Siri në Spotlight. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment