Sot do të propozojmë një krahasim midis modelit të parë iPhone të lëshuar nga Apple në vitin 2007 dhe modelit më të ri iPhone 11 Pro të prezantuar në shtator të këtij viti, plot 12 vite diferencë. Në video mund të shohim më në detja se si cilësia e fotokamerës, dizajni dhe funksione të ndryshme kanë ndryshuar gjatë viteve.

Numri i përditësimeve teknologjike të është integruar në modelet e reja iPhone është marramendës, por është argëtuese të vrojtojmë se sa ndryshe ishin gjërat në vitin 2007. Në krahasim me iPhone 11 Pro me ekran 5,8 inch, iPhone origjinal me ekran 3,5 inch duket si një lodër për shkak të përmasave më të vogla, megjithëse ka akoma shumë fansa që preferojnë një ekran më të vogël.


Përditësimet më të mëdha të iPhone kanë interesuar pa dyshim fotokamerën. Fotokamera 2 megapixel me objektiv tek e disponueshme në vitin 2007 ishte e mirë për kohën, po absolutisht e pakrahasueshme me modelin aktual me objektiv tresh dhe 12 megapixel me shumë funksione të tjera shtesë. Një krahasim me të vërtet interesant që na bën të imagjinojmë se si do të ndryshojë teknologjia në të ardhmen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment