Pas një pritje të gjatë, një nga lojërat më të suksesshme të viteve 90 të Namco, është e disponueshme në App Store. E kemi fjalë për lojën "King Of Fighters ALLSTAR". Në këtë lojë duhet të krijoni skuadrën tuaj të përbërë nga luftëtarët më të mirë për dyluftime ku diferencën e bëjnë stilet e ndryshme që ofrojnë personazhet.


King Of Fighters ALLSTAR sjell një rinovim grafik të dukshëm dhe një rishikim të kontrolleve touch të menduar për ta bërë më të thjeshtë lojën në pajisjet mobile. Loja ofron të gjithë personazhet e versionit origjinal plus disa personazhe të reja duke arritur në 200 sfidantë. Ofron disa opsione loje: Arena, League Match dhe Turne.


Loja është disponueshme në App Store në version freemium për iPhone, iPad dhe iPod touch që kanë iOS 9.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

King Of Fighters ALLSTAR – Falas

0 komente:

Post a Comment