Grupi i hakerave Checkra1n ka lëshuar së fundmi një program me anë të të cilit mund të bëjmë Jailbreak për iOS 13. Megjithëse bëhet fjalë akoma për një version beta, në këtë artikull do të shpjegojmë hap pas hapi se si të kryeni Jailbreak për iPhone, iPad ose iPod touch. Me anë të programit Checkra1n mund të bëni Jailbreak çdo pajisje nga iPhone 5S e deri tek iPhone X.

Çfarë u nevojitet

  • Progami Checkra1n (shkarko)
  • Një pajisje me iOS 12.3 ose një version më të ri
  • Një kompjuter Mac

Guida

1. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin nëpërmjet kavos Lightning. Shkarkoni porgramin Checkra1n dhe klikoni dy herë mbi file-in .dmg për ta hapur dhe tërhiqni aplikacionin brenda dosjes së aplikacioneve për ta instaluar.


2. Me anë të butonit të djathtë të mausit klikoni sipër aplikacionit Checkra1n dhe më pas zgjedhni opsionin "Show Packege Contents".


3. Tani shkoni tek Checkra1n > Contents > MacOS dhe klikoni dy herë sipër file-it Terminal checkra1n_gui


4. Tani do të hapet aplikacioni, dhe një herë që e ka njohur pajisjen e lidhur në të, duhet të shtypni butonin Start. Tani pajisja duhet të vendoset në DFU mode, shtypni Next.


5. Vendosni pajisjen tuaj në DFU mode dhe shtypni Start.


6. Tani do të nisë proçesi i Jailbreak. Në përfundim të këtij proçesi do të keni mundësinë të mbyllni aplikacionin. Në pajisjen tuaj do të shfaqet aplikacioni Checkra1n, hapeni atë. Shtypni ikonën Cydia dhe instalojeni atë.


Proçesi i Jailbreak ka përfunduar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment