Një nga funksionet debutuese të iOS 13 që ka patur shumë interes janë edhe "fonts të personalizuar" për iPhone dhe iPad. Falë kësaj risie tani mund të personalizojmë akoma më shumë pamjen e aplikacioneve, duke qenë se do të kemi mundësinë të instalojmë dhe konfigurojmë stile të reja shkrimesh në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Por si mund t'i instalojmë këto fonts të personalizuar? Shumë e thjeshtë: mjafton të shkoni në App Store. Pas lëshimit të iOS 13, në App Store janë të disponueshëm paketa të ndryshme që mund të shkarkohen si një aplikacion çfarëdo

Shembull:

  • Shkarkoni nga App Store aplikacionin Adobe Creative Cloud
  • Nuk është e nevojshme të krijoni një llogari pasi ofron fonts të ndryshëm edhe pa pagesë
  • Shtypni butonin Fonts që ndodhet poshtë 
  • Më pas shtypni Install Fonts dhe zgjidhni atë që preferoni
  • Ju mund të shikoni fonts që keni instaluar nga Settings > General > Fonts
  • Tani për të parë efektin hapni një aplikacion që mbështet fonts të personalizuar si Pages, Keynote ose Mail



Përveç Adobe, ka edhe shumë aplikacione të tjera në App Store që ofrojnë të njëjtin funksion, si: Font Diner, AnyFont apo iFont. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment