Nëse po kërkoni një lojë që t'ju argëtojë dhe të vendosë në provë llogjikën dhe durimin, atëherë ju këshillojmë lojën Home Machina, e cila është publikuar në App Store nga bashkëpunumi televizionit ARTE dhe kompanisë Darjeeling. Loja është ndërtuar në nder të doktorrit Gjerman, Fritz Khan i cili gjatë jetës së tij publikoi ilustrime të cilat krahasonin funksionet e trupit njerzor me makineritë industriale, ku qëllimi ishte që ato të kuptoheshin më lehtë nga njerëz pa nivel të lartë arsimor.

Në këtë lojë duhet të udhëtoni në çdo pjesë të trupit njerzor dhe të zgjidhni çdo problematikë dhe kuic që ju kërkohet në mënyrë që trupi jonë të kryejë funksionet pas . Grafikisht loja është ndërtuar mbi stilin klasik të lojërave Nintendo ku bien në sy detaje tërheqëse dhe ngjyra fantastike.


Në secilin nga misionet që do t'ju kërkohet të mbaroni, do t'ju duhet të gjeni problematikat e aparatit njerzor jo funksionalt. Për të gjetur problematikat do të udhëhiqeni nga njerëz në miniaturë që do t'ju ndihmojnë të eliminoni të gjitha problematikat ku qëllimi final do të jetë kthimi në normalitet i funksionit jetësor.

Nëse dëshironi ta merrni duhet të paguani 2.79€ duke vizituar faqen zyrëtare në App Store ku do të gjeni që kjo lojë është vlerësuar gjatë vitit 2018 me shumë çmime. Më poshtë po ju sjellim edhe një video prezantuese.



/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment