Apple ka prezantuar sot modelin e ri Macbook Pro me ekran 16 inç. MacBook Pro i ri do të kushtojë aq sa modeli 15-inç i cili starton nga 2,399 dollarë. Kjo sepse laptopi i ri do të zëvendësojë plotësisht MacBook Pro 15-inç në linjën e laptopëve të Apple. Përdoruesi mund të zgjedhë deri në 64 GB RAM dhe 8 TB memorie SSD.

Përveç ekranit më të madh, MacBook Pro 16-inç  shënon rimodelimin e parë të tastierës e cila duhet të jetë më e qëndrueshme sesa mekanizmi “flutur” që kanë pasur laptopët e Apple prej 2016. Pavarësisht disa përmirësimeve, tastiera flutur e Apple ka dëmtuar reputacionin e Apple si një kompani produktesh të qëndrueshme. Butonët shpesh herë ngecnin dhe komandat përsëriteshin. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment