Gjatë kësaj jave Apple hodhi në treg versionin e fundit të MacBook Pro dhe ndryshimet nga versioni paraardhës janë të shumta, si nga ana dizajnit por dhe komponentëve Hardware. Duam të themi që në fillim që problemi me tastierën është zgjidhur. Kjo do të thotë që është ndryshuar teknologjia e butonave duke rivendosur sistemin e mëparshëm. Në vazhdim po ju sjellim disa nga detajet të cila kanë pësuar përditësime.

Dizajni
Një nga ndryshimet thelbësore janë dimensionet e ekranit të cilat ndryshojnë nga versioni paraardhës dhe tashmë ato janë 16-inch në krahasim me 15-inch të versionit të mëparshëm. Gjithashtu bien në sy dimensionet e Trackpad të cilat tashmë mbulojnë një pjesë të mirë të hapësirës para tastierës duke ju dhënë mundësi që të keni një sipërfaqe më të madhe për të kontrolluar treguesin.


Ekrani
Ekrani instalon teknologjine Retina Display me rrezolucion 3072x1920 i cili menaxhohet nga 2 skeda grafike ku njëra është ajo me konsum të ulët të energjisë dhe ka si qëllim kursimin e baterisë. Kompania që furnizon skedën primare është Intel me versionin UHD Graphic 6300. Skeda e dytë furnizohet nga kompania ATI dhe versioni është Radeon PRO 5300 4Gb Ram të dedikuar ose i konfigurueshëm me versionin Radeon PRO 5500 me 8Gb Ram GDDR6. Kjo ju lejon të bëni proçesime grafike të rënda apo të luani lojërat më të fundit, por nga ana tjetër konsumon baterinë më tepër.

Proçesori dhe memoria fikse
Me çmimin fillestar do të gjeni të instaluar proçesorin Intel i7 Gjenerata e 9 i cili përbëhet nga 6 Core, shpejtësi nga 2.6Ghz deri në 4.5 Ghz. Nëse dëshironi performancë maksimale, atëherë mund të instaloni versioni Intel i9 me shpejtësi nga 2.3 deri në 4.8 Ghz dhe 8 Core. Memoria fikse në versionin primar është 512 Gb PCIe ndërsa mund të porosisni dhe versionin me 1 TB. Të dy versionet garantojnë shpejtësinë më të lartë të transferimit të të dhënave.


Bateria
Një nga elementët kryesor në një laptop është bateria dhe Apple i kushton vëmëndje maksimale përmirësimit. Sipas inxhinierëve të saj, MacBook Pro mund të ketë deri në 11 orë autonomi punimi nëse lidheni me rrjetin e Internetit nëpërmjet WiFi. Gjithashtu funksionimi vetëm me skedën grafike primare siguron autonomi akoma më të madhe.


Përmbledhje
Në faqen zyrtare të Apple ju mund të konfiguroni MacBook sipas disa parametrave të cilat influencojnë në çmimin final. Në bazë të tyre, dejtat janë si më poshtë:

Modeli bazë me kosto 2300$
  • 2.6 Ghz, 6 Core Gjenerata e 9 i7 dhe shpejtësi deri në 4.5 Ghz
  • 16 Gb Ram me teknologjinë 2666Mhz të integruar në bord DDR4
  • Skeda grafike AMD ATI Radeon PRO 5300 me 4GB Ram të dedikuar
  • Memorie fikse  512 Gb
Modeli me kosto 2799$ 
  • 2.3 Ghz, 8 Core i9 dhe shpejtësi deri në 4.8 Ghz
  • 16 Gb Ram me teknologjinue 2666Mhz të integruar në bord DDR4
  • Skeda grafike AMD ATI Radeon PRO 5500 me 8Gb Ram të dedikuar
  • Memorie fikse  1TB
Parametra të përbashkëta
  • 16.0-inch Retina display, 3072 x 1920, 226ppi, 500 nits, P3 wide color, teknologjia True Tone 
  • Dimensionet: 0.64 x 14.09 x 9.68 inch, 1.9 Kg
  • 100 Watt për orë, deri në 11 orë me internet në WiFi
  • Karikues 96W USB-C 
  • Sistem Six-speaker stereo me teknologjinë Dolby Atmos
  • Mikrofonë me teknologjinë "Studio-quality" me 3 mikrofonë
  • Intel UHD Graphics 630
  • 4 Thunderbolt 3 porta, kufje Jack
  • Backlit Magic Keyboard me Touch Bar dhe Touch ID
  • Force Touch trackpad
  • 802.11ac Wi-Fi
  • Bluetooth 5.0
Parametra të konfigurueshëm
  • Memorie Ram deri në  64GB
  • Hapësirë fikse mbi 8TB
  • Skedë grafike AMD Radeon Pro 5500M me memorie 8GB GDDR6
/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment