Apple do të ndryshojë mënyrën sesi teston versionet e reja të iOS dhe iPadOS. Sipas Bloomberg, kompania do të punojë me versione testuese mbi baza ditore ku funksionet e shtuara dhe të paplotësuara do të jenë të fikura por që aktivizohen manualisht nga përdoruesi përmes një seksioni të ri në Settings të quajtur Flags.

Në teori kjo do të ndihmojë kompaninë të identifikojë kur një funksion i ri ose një rresht kod nuk po punon siç duhet dhe ta adresojë përpara se të arrijë konsumatorët e jashtëm. iOS 13, versioni i i fundit i sistemit operativ të Apple, ishte plot me bug. Kompania po e zhvendosë fazën e zhvillim nga jashtë brenda Apple.

Që nga aplikacioni i kamerës që nuk punonte siç duhet apo sistemi operativ që nuk e dinte kur drita flash ishte e ndezur. Apple lëshoi iOS 13.1 një javë më parë për të adresuar shumë prej tyre. Përditësimi i radhës iOS 13.2 solli një menaxhim më agresiv të memories RAM që duhej të rregullohej në iOS 13.2.2. Probleme të tjera u desh të rregulloheshin në iOS 13.2.3 në fillim të muajit.

0 komente:

Post a Comment