Microsoft ka prezantuar një aplikacion të ri Office për iOS që përmban në një aplikacion të vetëm paketën Word, Excel dhe PowerPoint. Aplikacioni i ri është aktualisht i disponueshëm në verionin preview dhe thjeshton punën tonë kur duam të menaxhojmë tipe të ndryshme dokumentash dhe sjell edhe disa funksione të reja për të përmirësuar produktivitetin në iPhone dhe iPad.

Integrimi i fotokamerës na lejon t'i kthjejmë në mënyrë më të thjeshtë fotot e dokumentave dhe tabelat në file Word dhe Excel, ndërsa për prezantimet në PowerPoint mund të importojmë në mënryrë më të thjeshtë fotot që kemi të ruajtura në iPhone.

Dritarja e re "Action" mbështet një seri aktivitetesh të përbashkëta si krijimin e file-ve PDF nga një dokument ose foto, firmosjen e dokumentave PDF me gishtërinj, skanimin e kodeve QR dhe transferimin e file-ve të ndryshëm.


Office për pajisjet mobile është i disponueshëm që sot në një version preview publik, nëpërmjet aplikacionit TestFlight të Apple që i limitohet 10.000 përdoruesve të parë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment