Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bastion, nga 4.79€, falas.
Bastion është një lojë që bën pjesë në kategorinë e RPG dhe vjen falas për një periudhë të limituar. Duhet të luani në rolin e një djali hero i cili duhet të luftojë në 40 misione të ndryshme duke udhëtuar në botën fantastike që e rrethon. Gjatë lojës do të keni mundësi të përditësoni armët, aftësitë si dhe të ndani me miqtë online, arritjet.


- 1 Tap Roulet, nga 1.79€, falas.
1 Tap Roulet është një program që ju ndihmon të merrni vendime në mënyrë rastësore. Do të mjaftojë të parapërcaktoni zgjedhjet e mundshme dhe vetëm me një prekje programi do të zgjedhë një nga mundësitë e dhëna.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment