Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Isometric, nga 0.89€, nga falas.
Isometric është një program i cili do të vendosë në provë kreativitetin. Duke kombinuar kubet me ngjyra të zgjedhura sipas dëshirës mund të krijoni imazhe ose skena në 3D. Më pas mund ti eksportoni atë në formate vektoriale në 2D ose 3D.


Playlist: Music, paketë 4 mujore falas në InApp Purchase.
Playsit Music është një program i cili ju lejon të dëgjoni muzikë në kohë reale me miqtë tuaj. Pasi të rregjistroheni dhe të rregulloni profilin sipas dëshirës, programi ju kërkon të vendosni shijet muzikore ose ti kërkoni ato duke kërkuar preferencat e miqve tuaj dhe më pas mund të zgjidhni dhe dëgjoni pjesën e preferuar me miqtë online ndërkohë që shkruani në chat. Oferta përfshinë një paketë për 4 muaj me 19.99€ dhe vlen për akounte të rregjistruara në Amerikë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment