Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- TrainAway: Dog Training, nga 6.79€, falas.
TrainAway është një program edukativ i cili ju ndihmon të trajnoni qentë që mbani në shtëpi.  Ai përmban disa këshilla dhe veprime të cilat supozohet se ndihmojnë kafshën shtëpiake të mësojë disa veprime që do ti bëhen të zakonshme. Kjo do të ndodhë nëpërmjet zërave dhe përsëritjen e tyre. Programi mund të kontrollohet në distancë por për këtë duhet të keni dhe një iDevice tjetër që e mbani gjithmonë në shtëpi.


Tom the Tow Truck of Car City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Kjo është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve dhe jo vetëm,  ku do të luani në rolin e një shoferi të një kamioni i cili duhet të ndihmojë të gjitha makinat në qytet me qëllim rregullimin e trafikut. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment