Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Kroo: Sports Prediction, nga 1.79€, falas.
Kroo është një program i cili ju jep mundësinë të keni parashikime të ndeshjeve në kampionati e futbollit Amerikan, NFL. Gjithashtu nëse jetoni atje mund të përfitoni dhe kuponë për të patur skonto për ndeshjet e rradhës. Kujtojmë që për ta instaluar duhet të keni një akount në App Store-in Amerikan.


Calc Swift, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Calc Swift është një program i cili sjell në iOS funksionin e makinës llogaritëse e cila është një alternativë e mirë e programit Calculator. Përveç funksioneve bazë ai sjell dhe shumë funksione të tjera shkencore të cilat do ju vijnë në ndihmë duke ju lehtësuar llogaritjet matematikore që mund të jeni duke bërë.


Prompts: Beat Writer Block, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Prompts është një program i cili ju jep mundësinë të mbani shënime ku ndryshe nga programet e tjera ai integron teknologjin e inteligjencës artificiale AI, e cila do të mësojë nga shënimet që mbani për t'ju sugjeruar më vonë, çdo gjë që keni mbajtur shënim më parë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment