Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cool Cat, nga 1.79€, falas.
Cool Cat është një lojë me aksion dhe aventurë ku duhet të ndihmoni një maçok i cili është burgorsur në një anije alienësh. Duhet të evitoni çdo rrezik përpara se të arratiseni nga misioni aktual por kini kujdes sepse secili nga ato bëhet më i vështirë.


- Medication Reminder, nga 4.79€, falas.
Medication Reminder është një program i dobishëm nëse keni një kurë të gjatë për shëndetin dhe nuk jeni të rregullt me marrjen e ilaçeve. Programi ju lejon të krijoni skedulime oraresh me informacione të ndryshme dhe do të jenë një mënyrë e mirë për të qënë sa më të rregullt.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment