Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- DevPro, nga 0.89€, falas.
DevPro është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të njoftoheni nëse iDevice është lëvizur nga vëndi ku e keni vendosur, pa e ditur ju. Programi shfrytëzon sensorin e lëvizjes dhe nëse ai spostohet nga persona të padëshiruar atëherë çdo lëvizje do të ruhet dhe do t'ju shfaqet më pas në formën e njoftimeve.



Landscape Design Editor, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Landscape Design Editor është një program inovativ i cili ju jep mundësinë të krijoni ambjente natyrore sipas fantazisë duke bashkuar në një imazh të vetëm çdo element natyror dhe jo vetëm. Sot këtë program mund ta merrni falas.


English Spanish Dictionary, nga 9.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program ju jep mundësinë të praktikoni gjuhën angleze dhe spanjolle duke përkthyer nga një gjuhë në tjetrën. Përveç përkthimit, çdo fjalë do të  shoqërohet dhe me shëmbuj konkret të cilat përdoren në gjuhën e përditshme. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

1 comment: