Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Week Calendar Widget Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Week Calendar është një program i dobishëm i cili sjell në iOS mundësinë për të patur një Widget i cili do t'ju tregojë të gjitha eventet që do të keni në ditët në vazhdim, në mënyrë mjaft intuitive dhe me pak klikime. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Remote Drive For Mac, nga 2.79€, falas.
Remote Drive është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të aksesoni file-et që keni në pc personale Mac dhe ti transferoni ato në një iDevice tjeter, vetëm me pak hapa. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment