Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Girl Who Sold The World, nga 3.79€, falas.
The Girl Who Sold The World është një lojë  në të cilën duhet të ndihmoni një vajzë të gjej rrënjët e saj nëpërmjet një sistemi me mesazhe të quajtur Skyler Messenger. Loja ndahet në 7 kapituj ku secili nga ato kërkon përqëndrim dhe shpejtësi në veprime.


- Audio Spectrum, nga 0.89€, falas.
Audio Spectrum është një program i cili luan rolin e një analizatori të spektrit të sinjaleve duke përdorur teorinë e FFT (Fast Furier Transformer) për t'ju shfaqur në kohë relare frekuencat që gjënden në ambjentin ku jeni. Të gjitha sinjalet mund të eksportohen në imazhe të pasqyruara grafikisht.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment