Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Train Conductor 2: Usa, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Train Conductor 2 është një lojë në të cilën do të luani në rolin e një drejtuesi të trenave që hyjnë në stacion. Duhet të tregoheni të shkathët që të kombinoni binarët në mënyrë që ato të mos përplasen, përndryshe loja mbaron. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e thjeshtë sa duket.


Zero+, nga 0.89€, falas.
Zero+ është një lojë me temë kuic ku duhet të rëndisni numrat që shfaqen në kutitë e ngjyrosura, në mënyrë të tillë që shuma e tyre të jetë 0. Duke e thjeshtë por do të kërkojë përqëndrim sepse koha mbaron shumë shpejt. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment