Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sinking Feeling, nga 0.89€, falas
Sinking Feeling është një lojë e pa fund ku duhet të shmangni pengesat gjatë rënies. Personazhi i lojës është një ikonë gazmore e cila lëviz në rënie të lirë dhe për të mbledhur sa më shumë pikë duhet të shmangni pengesat që me kalimin e niveleve bëhen më të vështira.


Bigfoot Quest, nga 2.79€, falas
Bigfoot Quest është një lojë me aventurë ku do të viheni në kërkim të një nga figurave enigmatike të quajtur Këmbmadhi. Duhet të jetoni në pyje dhe të kërkoni shenja nga prezenca e tij në vënde enigmatike.


-Safety Photo + Video, nga 1.79€, falas
Ky program na lejon të vendosim fjalëkalim, ose password tek filet tona personale si fotografitë dhe videot që kemi në iPhone ose iPad. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment