Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hopper Steve, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Steve është një fëmijë energjik i cili nuk ndalon dot së vrapuari. Duhet ta ndihmoni të kalojë të gjitha pengesat dhe të mbledhë sa më shumë monedha pa u përplasur me krijesat e cuditshme në formë patateje, që duan ta ndalojnë atë.


Son of the Sun, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Son of the Sun është një libër interaktiv për fëmijë dhe jo vetëm, i cili tregon nëpërmjet animimeve se si rrezet e diellit shpërndahen kudo në botë. Gjithashtu ato shoqërohen edhe me mini lojëra të cilat janë ndërtuar në formë kuici.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment