Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program i cili është publikuar në App Store nga kompania Adobe dhe quhet Creative Cloud. Ai ka disa kohë që ndodhet në App Store dhe deri tani ka shërbyer si program i cili ju lejon të menaxhoni filet që ruani në këtë sistem pasi keni punuar me PhotoShop apo paketat e tjera për përpunimin e grafikës.

Me iOS 13 zhvilluesve i është dhënë mundësia të ndryshonë dhe stilin e shkronjave të të gjithë sistemit operativ dhe një nga funksionet më interesante të programit Creative Cloud është lista me 1300 tipe shkronjash që programi vë në dispozicion falas, përveç atyre me pagesë. Ajo që duhet të bëni është të shkarkoni programin, të krijoni një llogari në Creative Cloud dhe më pas do të keni në dispozicion këto funksione :

Shkronjat e paketave Adobe për iOS

Programi ofron mundësinë për të blerë ose instaluar stile e shkronjave që paketat e Adobe vënë në dispozicion. Ju mund ti blini ose të shkarkoni versionet falas.

Menaxhimi i fileve

Nëpërmjet Creative Cloud mund të menaxhoni filet e ruajtura në sistemin Cloud që Adobe vë në dispozicion.  Mund të keni një pamje paraprake për file-et Photoshop dhe paketat e tjera.

2G hapësirë falas

Creative Cloud ju vë në dispozicion 2Gb hapësirë për të ruajtur të gjitha file-t personale në mënyrë që mund ti aksesoni ato kurdo që keni nevojë. Nëse ju duhet më shumë hapësirë, atëherë mund të blini me kosto shumë të ulët.

Këto janë 3 nga funksionet më intresante por programi ju lejon të bëni më shumë nëse jeni përdorues i rregullt i paketave Adobe. Nëse dëshironi ta shkarkoni, mund ta merrni falas nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment