CEO i Apple, Tim Cook ka publikuar në Twitter mendimin e tij në lidhje me ndryshimin e ligjit për fluksin e emigrantëve që Amerika pranon çdo vit nëpërmjet asaj që ne quajmë "llotaria Amerikane". Në një nga draftet ligjore që Senati Amerikan duhet të miratojë janë dhe ndryshimet që vendosin rregulla të reja për përfitimin e Green Card.

Një ndër ndryshimet më të rëndësishme është vlerësimi i aftësisë profesionale të kandidatit ku aktualisht kjo nuk ndodh gjatë proçesit të seleksionimit të parë, por ndryshimi nuk është vetëm ky. Nëse dëshironi të dini më shumëmund të lexoni të plotë amendamentin ligjor të quajtuar Fairness For Highskilled Immigrants.

Në postimin e tij në Twitter shkruhet se senati duhet të miratojë sa më shpejt ligjin e ri për flukset e emigrimit sepse ata janë një pjesë tepër e rëndësishme e ekonomisë Amerikane. Gjithashtu ata ndihmojnë që ekonomia të jetë më tepër dinamike. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment