Jeni një përdorues Android dhe dëshironi të kaloni në iOS dhe nuk doni të humbisni materialet që keni në telefonin tuaj? Atëherë ju ftojmë të vazhdoni të lexoni këtë artikull ku do shpjegojmë se si të kaloni materialet tuaja nga një pajisje Android në një pajisje iOS. Për këtë do na vijë në ndihmë aplikacioni Move to iOS i krijuar nga vetë Apple.

1. Zgjedhni opsionin Move Data from Android
Ndërsa konfiguroni pajisjen e re iOS nga fillimi, kur të shfaqet Apps & Data zgjedhni opsionin Move Data from Android. (Nëse e keni konfiguruar një herë më parë iPhone-in, duhet të bëni reset, mjafton të shkoni tek Settings > General > Reset dhe të fikni dhe rindizni telefonin. Nëse nuk dëshironi të bëni reset, mund të transferoni të dhënat edhe manualisht.


2. Hapni aplikacionin Move to iOS
Në pajisjen tuaj Android, hapni aplikacionin "Move to iOS" dhe shtypni butonin Continue. Lexoni kushtet dhe më pas shtypni Agree dhe butonin Next që ndodhet në këndin lart djathtas të faqes Find your code screen.

3. Prisni kodin
Në pajisjen iOS shtypni Continue kur të shfqet faqja Move from Android, prisni që të shfaqet një kod me dhjetë ose gjashtë shifra. Nëse në pajisjen Android shfaqet një njoftim që sinjalizon një lidhje interneti të dobët, mund ta injoroni atë.



4. Përdorni kodin
Vendosni kodin në pajisjen Android, prisni deri sa të shaqet në ekran faqja Transfer Data.

5. Zgjedhni materialet tuaja dhe prisni
Në pajisjen tuaj zgjedhni materialet që dëshironi të tranferoni, më pas shtypni butonin Next. Në këtë pikë, edhe nëse Android thotë se proçedura është kompletuar, mos kryeni asnjë veprim në të dyja pajisjet derisa të kompletohet ngarkimi që shfaqet në pajisjen iOS. Trasferimi i plotë mund të kërkojë pak kohë në bazë të sasisë së materialeve që dëshironi të trasferoni.

Mund të trasferoni këto materiale: kontaktet, kronologjinë e masazheve, fotot dhe videot, bookmarks web, email-et dhe kalendarin.

6. Konfiguroni pajisjen iOS
Në përfundim të ngarkimit të materialeve, shtypni Done në pajisjen Android dhe Continue në pajisjen iOS dhe ndiqni hapet që shfaqen në ekran për të kompletuar konfigurimin e pajisjes iOS.


7. Kompletoni proçedurën
Sigurohuni që çdo material të jetë transferuar. Muzika, librat dhe dokumentat PDF mund t'i transferoni manualisht. Nëse keni nevojë për aplikacionet që kishit të instaluara më parë në pajisjen tuaj Android, mjafton të lidheni në App Store.

Nëse gjatë guidës hasni ndonjë problem me linjën Wi-Fi e cila shkëputet shpesh, ju këshillojmë ta vendosni telefonin tuaj Android në Airplane Mode, të aktivizoni linjën Wi-Fi dhe më pas të provoni të bëni trasferimin e matereialeve. Nëse keni ndonjë pyetje, ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment