Apple Arcade është tashmë i diponueshëm për të gjithë. Në këtë guidë të shkurtër do u shpjegojmë si të aktivizoni provën falas për një muaj dhe si të ç'aktivizoni rinovimin automatik të abonimit. Apple Arcade është shërbimi i ri i Apple që kushton 4,99$ në muaj, dhe na ofron mundësinë të luajmë disa lojëra ekskluzive. Për përdoruesit që regjistrohen për herë të parë Apple ofron një muaj provë falas.

Si të aktivizoni një muaj falas në Apple Arcade

Së pari, duhet të instaloni iOS 13, sepse me versionet më të vjetra iOS, Apple Arcade nuk është e disponueshme.


1. Hapni App Store
2. Hapni seksionin "Arcade"
3. Tani shtypni "Try it free"
4. Konfirmoni regjistrimin duke ndjekur videon.


Nga ky moment mund të shkarkoni dhe përdorni të gjitha lojërat e disponueshme në Apple Arcade.

Si të bllokoni rinovimin automatik të Apple Arcade

Për të ndërprerë regjistrimin në Apple Arcade, pak përpara se të përfundojë muaji në provë ose në një moment tjetër, duhet të ndiqni këto hapa:

1. Hapni App Store
2. Hapni seksionin "Arcade"
3. Shtypni lart-djathtas pranë fotos së profilit tuaj
4. Zgjedhni opsionin "Subscriptions"
5. Më pas "Apple Arcade"
6. Shtypni "Cancel Free Trial"


Nëse keni ndonjë pyetje, ju ftojmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment