Falë funksionit Deep FusioniOS 13.2, modelet më të reja iPhone janë në gjëndje të kapin më shumë imazhe me ekspozime të ndryshme dhe të analozojnë çdo pixel, për të kombinuar pjesët me cilësi më të mirë për të riprodhuar një foto me detaje fantastike, në kushte me ndriçim të mesëm ose të reduktuar. Ja si ta aktivizoni këtë funksion në iPhone.

Në praktikë, Deep Fusion është një teknikë krejtësisht e re për elaborimin e fotove që synon të përmirësojë cilësinë e imazheve. Ndërsa funksioni Smart HDR mund të jetë i domosdoshëm për fotot me ndriçim të lartë dhe funksioni Dark Mode mund të vijë në ndihmë në errësirë, Deep Fusion është një vijë e mesme dhe mund të nevojitet në të dyja rastet. Nëse keni të aktivizuar funksionin Deep Fusion, do të vini re një cilësi më të mirë të fotografisë.


Si të aktivizoni funksionin Deep Fusion në iPhone

Për të aktivizuar Deep Fusion në iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, nuk duhet të bëni praktikisht asgjë. Pasi të keni instaluar versionin e fundit iOS 13.2, ky funksion do të jetë aktiv në default. Gjithsesi duhet të kontrolloni nëse keni ç'aktivizuar disa funksione të tjera të fotokamerës që ç'aktivizojnë edhe funksionin Deep Fusion.

Shkoni tek Settigs > Camra dhe sigurohuni që opsioni "Photos Capture Outside the Frame" të jetë i ç'aktivizuar si në foton e mëposhtme.


Ky opsion, nëse aktivizohet, është në konflikt me Deep Fusion. Ose njëra ose tjetra. Nëse ky funksion është i ç'aktivizuar, nuk të bëni asgjë tjetër veçse të shkrepni një foto dhe Deep Fusion do të punojë automatikisht për ju. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment