Apple ka përzgjedhur Illustrator si aplikacionin e ardhshëm madhor në iPad dhe është përpjekja më e fundit e kompanisë për të sjellë produktet desktop të Adobe në pajisjet mobile. Kompania do të prezantojë një version eksperimental në Nëntor përpara lançimit të tij në 2020.

Illustrator është aplikacioni ku dizajnerët mbështeten për të krijuar vizatime dixhitale dhe grafika. Aplikacioni do të vijë pas Photoshop i cili pritet të debutojë në fund të këtij viti. Illustrator është një prej aplikacioneve më popullore të Adobe në suitën Creative Cloud. Së fundi kompania ka lançuar disa aplikacione në iPad si Fresco dhe Premiere Rush të cilat nuk kanë aq funksione sa Photoshop dhe Illustrator.

Debutimi i tyre shihet si pjesë e strategjisë së Apple për ta pozicionuar iPad-in si një zëvendësues të kompjuterëve. Adobe nga ana tjetër ka nisur një rimodelim masiv të aplikacioneve me qëllim që të ruajë lidershipin në softuerët kreativë me rënien e popullaritetit të kompjuterëve.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment