Në videon e mëposhtme mund të shikoni një krahasim midis fotokamerës së iPhone 11 Pro dhe një Canon 1DX Mark II. Aty shfaqen pesë imazhe të bashkangjitura, duke zbuluar më pas se cilat janë shkrepur me një iPhone dhe cilant me një fotokamera Canon. Në këtë video shfaqen edhe disa foto të tjera që tregojnë vlerën e vërtetë të fotokamerës së iPhone 11 Pro.

Mënyra më e thjeshtë për të zbuluar se cila foto është krepur me një Canon dhe cila me një iPhone 11 Pro është të shikoni sfondin dhe efektin bokeh. Për shembull, në disa nga imazhet e shkrepura me iPhone, efekti bokeh është pak më i ekzagjeruar dhe ndonjëherë zhduket nga këndet e imazhit.

Ndonëse është edhe thjeshtë të dalloni një foto të shkrepur nga një iPhone dhe nga një Canon, është e çuditshme kur zbulojmë se diferencat midis dy imazheve nuk janë edhe aq të mëdha. Fotokamera Canon 1DX Mark II është një reflex digital e cilësisë së lartë, që edhe në versionin më ekonomik të saj, ka një çmim shumë më të lartë se iPhone 11 Pro. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment