Me iOS 13.2 do ta kemi më të thjeshtë të fshijmë një aplikacion të instaluar në iPhone, që pas prezantimit të funksionit Haptic Touch ishte bërë pak më e vështirë.  Haptic Touch është një funksion i ngjashëm me 3D Touch që Apple e integroi për herë të parë në iPhone XR në vitin 2018, për ta zgjeruar më pas në të gjithë linjën iPhone.

Siç e dini, me këtë teknologji, fshirja e aplikacioneve është pak më komplekse. Për fat të mirë, me iOS 13.2 gjërat do të ndryshojnë, siç komfirmohet edhe nga versioni i dytë beta i lëshuar dje. Tani, kur mbani të shtypur ikonën e një aplikacioni, do të shfaqet menjëherë opsioni "Delete App" sëbashku me opsionet "Edit Home Screen" dhe "Share App". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment