Gjenerata e re e iPhone po shitet aq mirë sa që Apple nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat e tregut në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit. Prandaj kompania ka vendosur ta rrisë prodhimin e modeleve iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro.

Nikkei raporton se Apple tashmë ka kërkuar nga furnitorët që ta rrisin prodhimin me 10 për qind, ndërsa burime të afërta me këtë temë pohojnë se kjo do të jetë një rritje prej afërsisht tetë milionë njësish.

Është e rëndësishme të theksohet se përshtatja e prodhimit vlen edhe për të gjitha modelet e iPhone, dhe jo vetëm për familjen e re, edhe pse iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro do të përfitojnë më së shumti nga kjo rritje e prodhimit. Raporti përmend gjithashtu se do të zvogëlohet prodhimi i modelit iPhone 11 Pro Max pasi që pjesa më e madhe e porosive shkojnë për dy modelet e tjera.

Apple nuk i publikon më rezultatet e veta të shitjeve, por bazuar në të dhënat e shitjes me pakicë, analistët besojnë se iPhone 11 po shitet më mirë sesa pritej fillimisht. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment