Apple dhe Google ka lëshuar kohët e fundit sistemet e tyre më të fundit mobile, që kësaj rradhe kanë me të vërtetë shumë pika të përbashkëta, pavarësisht se ruajnë ato karakteristikat specifika që i dallojnë nga njëri tjetri. Le t'i zbulojmë sëbashku se cilat janë ndryshimet kryesore midisa këtyre dy sistemeve operative.

Pamja Grafike


iOS 13 dhe Android 10 nuk e kanë revolucionuar pamjen grafike, por thjeshtë e kanë modernizuar atë duke e bërë më moderne, me disa detaje të vogla që bëjnë diferencën. iOS 13 vazhdon të përdorë laucher-in kalasik me të gjitha ikonat e pranishme në Home, siç jemi mësuar t'i shohim që nga versioni i parë iOS. Dizajni i ikonave mbetet po ai, ndërsa disa aplikacione janë përmirësuar dhe vijnë me një dizajn më modern.

Ndërsa Android 10, ndryshe nga iOS, përdor një laucher me app drawer, kështu që të gjitha aplikacione nuk do të jenë të pranishme në home por në një ap drawer ku mund të keni qasje me një swipe të thjeshtë në ekran. Edhe në këtë rast nuk ka patur modifikime domethënëse për sa i përket ikonave të sistemit të cilat prezantojnë po të njëjtën grafikë me përjashtim të ndonjë modifikimi të vogël.

Gesture

Në këtë fushë gjejmë edhe ngjashmërinë e parë midis dy sistemeve operative. Dimë se iOS ka qenë e para që ka integruar një sistem gjestesh me iPhone X për të mos e ndjerë mungesën e butonit Home, një sistem gjestesh shumë i sigurtë dhe intuitiv, me shumë mundësi më i miri në treg aktualisht.


Me Android 10, Google ka vendosur të frymëzohet nga iOS dhe të integrojë një sistem gjestesh shtesë, në krahasim me ato që kishte integruar më parë në Android 9 Pie, që është mjaft i ngjashëm me atë të Apple. I vetmi problem është se këto gjeste shpesh krijojnë konflikt me disa aplikacione të Google që shfrytëzojnë një swipe anësor për të hapur menunë, duke qenë se ky gjest tani shfrytëzohet për t'u kthyer pas.

Multitasking


Sistemi multitasking tani hapet në mënyrtë të ngjashme në të dy sistemet, falë integrimit të gjesteve të reja në Android 10. Si në iOS 13 po ashtu edhe në Android 10 mjfton të bëni një swipe drejt qendrës duke mbajtur të shtypur ekranin për të aktivizuar multitasking.

Si në iOS 13 po ashtu edhe në Android 10 kemi të gjitha aplikacionet e bashkangjitura të rënditura në horizontal, që mund të aktivizohen me një swipe, një funksion mjaft i ngjashëm por me ndonjë diferencë të vogël grafike siç mund ta vini re edhe nga imazhi i mësipërm. Në Android 10, edhe në menunë multitasking ndodhet një dock nga ku mund të përzgjedhim me thjeshtësi aplikacionet më të përdorura.

Dark Mode


Viti 2019 ka qenë viti i Dark Mode, që është integruar në të dy sistemet operative, dhe që kryesisht nevojitet për të reduktuar lodhjen e syve në orët e vona dhe në rastin e pajisjeve me ekran OLED, ndihmon edhe në reduktimin e konsumit të energjisë. Në të dy sistemet mund të aktivizohet direkt nga Settings dhe funksionon në mënyrë të ngjshme. Në favor të Apple është qështja e aplikacioneve të sistemit, që kalojnë në Dark Mode kur kjo e fundit është e aktivizuar, gjë që nuk ndodh në Android, edhe sepse disa aplikacione Google akoma nuk e mbështesin këtë grafikë, midis të cilave edhe Play Store, ku dark mode është ende në testim e sipër.

iOS 13 vs Android 10

Të zgjedhësh midis këtyre dy sistemeve është gjithmonë shumë e vështirë, megjithëse këtë vit ndryshimet për sa i përket funksioneve janë me të vërtetë pak midisa dy sistemeve operative të Apple dhe Google. Natyrisht ju e dini mirë se cilin sistem preferojmë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment