Një nga pikat më të forta të telfonit Pixel ka qenë edhe mundësia për të ruajtur foto pa limit me cilësinë origjinale në shërbimin Google Photos. Gjithsesi, me Pixel 4, Google ka vendosur ta ç'aktivizojë këtë opsion. Por gjëja e çuditshme është se në iPhone mund të kemi një hapësirë të pa limituar për fotot në cilësi origjinale duke shfrytëzuar një proglematikë të Google.

Përdoruesit iPhone që përdorin impostimet në default për të shpëtuar fotot në formatin HEIC / HEIF do të përfitojnë hapësirë pa limit falas për fotot e ngarkuara me rezolucion origjinal në Google Photos. Kjo ndodh sepse, nëse Google mundohej t'i ngjeshte ato, do të rriste përmasat e fotove.

Modelet iPhone të gjeneratave të reja shkrepin foto në formatin HEIC, që si përmasa janë më të vogla se formati JPEG që përdoret nga Google. Kjo do të thotë se përdoruesit iPhone që zgjedhin formatin HEIC në default, mund të ngarkojnë të gjitha fotot e tyre origjinale në Google Photo pa asnjë limit dhe krejtësisht falas. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment