Nëse keni menduar se jeni nga ato persona që mund të luani çdo lojë dixhitale dhe ta mbaroni atë, atëherë duhet të provoni lojën Getting Over It, e cila ka pak kohë që ndodhet në App Store dhe është cilësuar nga ekspertët si një nga lojërat më fiksuese por në të njëjtën kohë dhe irrituese, të momentit. Le të shikojmë më në detaj se çfarë e bën të veçantë atë dhe cili është qëllimi final.

Getting Over It bazohet mbi ligjet e fizikës dhe zhvilluesi i saj, Bennet Foddy është treguar tepër i durueshëm për të realizuar rrespektimin e tyre deri në detajet më të vogla. Janë pikërisht këto detaje që e bëjnë këtë lojë tërhqesëse nga ana grafike por irrituese në momentet që duhet të arrini objektivin.

Qëllimi gjatë lojës është i thjeshtë, duhet të ndihmoni personazhin e lojës, një njeri me trup të fuqishëm i vendosur brënda një kazani me gjysmën e trupit jashtë, ku duhet të tregojë forcën duke ngjitur një mal të thepisur. Për të ngjitur rrëpirat e malit keni një dispozicion një çekiç të cilin duhet ta mësoni ta përdorni dhe më pas të nisni misionin.


E thënë si më sipër loja duket e thjeshtë por duhet të tregoni qetësi dhe vetëpërmbatje kur të përballeni me majat e thepisura të cilat janë pothuajse paralel me forcën e gravitetit dhe nëse keni arritur pothuajse në gjysmën e rrugës por rrëzoheni, atëherë gjithçka fillon nga fillimi.

Nëse doni ta provoni e vetmja mënyrë është ta blini dhe kosto është 4.99$. Kjo shumë parash është e justifikueshme sipas ekspertëve sepse do t'ju bëjë të acaroheni edhe nëse jeni personi më i qetë në botë, por mbi të gjitha do t'ju argëtojë si asnjëherë më parë.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment