Konami ka vendosur të sjellë në App Store lojën e shumëpritur eFootball PES 2020, pas suksesit të versionit për konsol. eFootball PES 2020 përqëndrohet më së shumti tek sfidat në multiplayer lokal dhe online dhe sjell në iPhone dhe iPad pothuajse të gjitha funksionet e versionit për konsol.


Midis tyre do të kemi edhe funksionin e ri Finesse Dribble të zhvilluar në bashkëpunim me futbollistin e njohur Andres Iniesta, që ofron disa mundësi të reja për të bërë finte dhe lëvizje të ndryshme. Nuk do të mungojnë liçencat zyrtare si ajo e Juventus, Serie A, Serie BKT, Manchester United, FC Bayern dhe FC Barcelona.


eFootball PES 2020 ofron të njëjtin gameplay të versionit për konsol që ka fituar çmimin si "Loja më e mirë sportive" gjatë E3 2019, gjithça e përshtatur për pajisjet mobile. Përmirësimet e teknikave dhe të komandave të përgjithshme do u ofrojnë  mundësinë të shfrytëzoni më së miri aftësitë e çdo futbollisti në fushë. /iPhoneAlbania

eFootball PES 2020 | iOS 10 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment