Në vetëm pak ditë distancë nga suksesi i Mario Kart Tour me 90 milion shkarkime, çdo rekord për lojërat mobile është thyer nga loja Call of Duty Mobile që në javën e parë të lançimit ka arritur më shumë se 100 milion shkarkime. Krahasimi direkt është bërë me lojëra të po të njëjtit karakter por që kanë zgjedhur strategji të tjera gjatë lançimit. Për shembull, versioni mobile i Fortnite ka arritur 22,5 milion shkarkime, por ishte e disponueshme vetëm për iOS.

100 milion shkarkimet e Call of Duty Mobile në javën e parë të lançimit i kanë tejkaluar 28 milion shkarkimet e PUGB Mobile, por që duhet thënë se lançimi nuk është bërë në të njëjtën kohë në të gjithë botën. Për momentin, rekordin e shkarkimeve për një lojë mobile e regjistron Call of Duty Mobile pavarësisht se nuk është ende e disponueshme në Kinë.


Sipas të dhënave të Sensor Tower, pajisjet iOS mbulojnë 55,7% të shkarkimeve totale dhe 53% të buxhetit të gjeneruar nga blerjet in-app, që arrijnë në 17,7 milion dollarë. Pavarësisht diferencës së madhe të pajisjeve Android nëpër botë në krahasim me ato iPhone, në App Store loja Call of Duty Mobile ka faturuar 9,1 milion dollar, kundrejt 8,3 milion dollarëve (47%) të Android dhe Google Play Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment