Pas publikimit në 7 Tetor të versionit të fundit të macOS, Apple ka vendosur të publikojë për zhvilluesit versionin e parë beta 10.15.1 Catalina. Ky version nuk sjell ndryshime të mëdha por rregullon probleme që janë rreklamuar nga përdoruesit këto javë.
Fakti që Apple nis të publikojë një version beta kur nuk ka shumë kohë që ka publikuar versionin final për përdoruesit na bën të mendojmë se shumë shpejt macOS Catalina do të vij me një përditësim madhor, dhe zakonish publikimit final i paraprijnë 5-6 versione beta. Gjithashtu kjo mund të jetë një indicie për të mos e instaluar versionin Catalina derisa Apple të publikojë versionin final.
Nëse dëshironi ta provoni këtë version duhet të jeni të rregjistruar si zhvillues programesh, pra të keni një akount si Apple Developer dhe më pas të shkoni tek:
- System Preferences -> Software Update
0 komente:
Post a Comment