Apple sapo ka lëshuar versionin final të iOS 13.2 që midis risive të shumta sjell edhe funksionin e shumëpritur Deep Fusion për iPhone 11. Me anë të këtij funksioni mund të përmirësoni në mënyrë radikale detajet e fotove në iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, sidomos në kushte me ndriçim të ulët.

Ky përditësim software përmban gjithashtu edhe disa emoji të reja, mundësinë për të dëgjuar mesazhet me anë të kufjeve Airpods, mbështetje për kufjet e reja AirPods Pro, video të sigurta për HomeKit, router kompatibël me HomeKit dhe rregulla të reja privatësie për asistentin Siri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment